Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie më 11 Nëntor, 2015 rifilloi trajnimet profesionale të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve nga të gjitha institucionet e Arsimit te Lartë në Kosovë.
Po në këtë ditë u mbajt trajnimi për Modulin e parë “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë “ nga trajnerët Prof. Asoc. Dr. Naser Zabeli dhe Prof. Dr. Jeffrey A. Anderson, ku morën pjesë 25 mësimdhënës.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë me modulet “Vlerësimi dhe Standardet e Vlerësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë” (17 Nëntor, 2015) dhe “Udhëheqja dhe Mentorimi i Tezave Master dhe PhD” (në javën e parë të Dhjetorit).