Përfunduan TrajnimET ONLINE Të QPM-së

Nga data 31 maj deri më 4 qershor, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” realizoi trajnimet online me dy grupe paralele: një me stafin e UP dhe një grup me stafin e UIBM, në trajnimin e nivelit të parë “Mësimdhënia në arsimin e lartë” Poashtu nga data 31 maj deri më 3 qershor, u realizua trajnimi ” Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në Arsimin e Lartë” i nivelit të dytë me stafin e UIBM.   

Pjesëmarrësit e të dyja niveleve vlerësuan pozitivisht trajnimin. Ata po ashtu dhanë sugjerime të vlefshme për mënyrën e organizimit të trajnimeve, përmirësimin e mëtejmë të moduleve të ofruara, punës së trajnerëve dhe të zhvillimit të mëtejmë të QPM-së.

Si rrjedhojë e interesimit për trajnime, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së gjatë ditëve në vijim do të organizojë trajnimet e radhës në të dy nivelet.