Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie vazhdon ofrimin e trajnimeve për stafin e UP-së dhe universiteteve tjera publike.

Gjatë vitit 2022, QPM ka ofruar trajnime online dhe në mënyrë fizike. Nga gjithësej 377 të certifikuar, 224 ishin nga Universiteti i Prishtinës dhe 153 të tjerë nga universitetet tjera publike.

Trajnimet e para të vitit 2023 u ofruan me 13 dhe 14 shkurt. Në trajnimin bazik morrën pjesë 16 profesorë dhe asistentë, kurse në trajnimin e nivelit të dytë 15 profesorë dhe asistentë të UP-së.

Pjesëmarrësit e të dyja niveleve vlerësuan pozitivisht trajnimin duke e konsideruar si të dobishëm, sidomos për të rinjt. Ata po ashtu dhanë sugjerime për ofrimin e moduleve të tjera që i konsiderojnë të nevojshme për zhvillimin e stafit të UP-së.