Mini- Grant për zhvillim të kursit

Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) në bashkëpunim me  Universitetin e Prishtinës (UP) dhe Qendrën e tij për Përsosmëri në Mësimdhënie

Ju ftojnë të aplikoni për “Mini- Grant për zhvillim të kursit

me qëllim të avancimit të  programit të ri çertifikues në Universitetin e Prishtinës për

“Energji të ripërtëritshme dhe qëndrueshmëri”

Hyrje

Përmes financimit nga granti i World Learning, Inc. dhe Projektit të Lidershipit Transforrmues të USAID-it, Universiteti Shtetëror i Arizonës ( ASU) ka hyrë në partneritet me Universitetin e Prishtinës ( UP) për zhvillimin e kurrikulës së re relevante e cila i adreson çështjet e “Energjisë së ripërtëritshme dhe qëndrueshmërisë”  Edhe pse partneriteti  ASU-UP për  “Energji të ripërtëritshme dhe qëndrueshmëri” ka filluar në mënyrë modeste me Fakultetin e Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike  të UP-së, shumë shpejtë ne kemi vërejtur se çështjet e “ qëndrueshmërisë” dhe “ energjisë së ripërtëritshme” kishin një karakter më të gjerë ndër-disiplinor, që kërkon kontributin e kolegëve të cilët përkasin një game të gjerë të disiplinave dhe fakulteteve.  Certifikata e re brenda programit bachelor në  “Energji të ripërtëritshme dhe qëndrueshmëri” do të ketë nevojë për inpute të fakulteteve dhe ekspertizave të shumta. Në këtë drejtim, ne po u dërgojmë këtë thirrje pjesëtarëve të fakulteteve-profesorëve dhe asistentëve – të një grupi të gjerë të disiplinave  dhe ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë zhvillim të ri kurrikular për “Energji të ripërtëritshme dhe qëndrueshmëri.”  Në mënyrë specifike, ne ju ftojmë të aplikoni për “Mini-grant për zhvillim të kursit” (MGZhK) për ta zhvilluar kurrikulën për këtë ­çertifikim të ri.   Granti që do të ketë shumën deri në  2000$ do të jipet në bazë kompetitive profesorëve dhe asistentëve të fakulteteve të UP-së të cilët dëshirojnë të zhvillojnë një kurs specifik të obligueshëm ose zgjedhor  e që do të ofrohej si certifikatë brenda programit bachelor.  Një pjesë e grantit do të alokohet në fillim të prillit 2017 përderisa pjesa e mbetur do të paguhet në përmbyllje të procesit të zhvillimit të kursit, në tetor 2017.

Kërkesat

Nga fituesi i grantit do të kërkohet:

Përgatitja e programit mësimor për një kurs të ri ose kurs ekzistues të ndryshuar, që do të ofrohet brenda programit certifikues për “ Energji të ripërtëritshme dhe qëndrueshmëri”. Gjatë zgjedhjes së fituesve të grantit caku do të jetë  përfshirja e një game të gjerë disiplinore. Kurset në shkenca sociale, juridike dhe ekonomike ( p.sh.. “Hyrje në arkitekturën e gjelbër” ose “Ligji mjedisor” apo “Matja statistikore e gjurmëve të karbonit”) do të vlerësohen pozitivisht sikurse edhe kurset më teknike në shkencë ose ingjinieri (p.sh., “Energjia solare dhe fotovoltaikët” ose “Hyrje në Bio-karburant”). Kurset e zgjedhura për zhvillim në programin certifikues do të duhet të përdorin tituj të akredituar paraprakisht ose përndryshe do të jenë kurse për të cilat  fakulteti në fjalë është i përgatitur të kërkojë akreditim të përshpejtuar. Programi mësimor i kursit do të përcjellë udhëzimet e përshkruara për programin certifikues, duke përshkruar në secilin rast përmbajtjen e kursit, rezultatet specifike të kursit, një shembull të orarit dhe përmbajtjen e orëve javore e poashtu dhe përshkrimin e qartë të kërkesave të kursit ( duke përfshirë dokumentet e kërkuara dhe testet). Një draft i programit mësimor duhet të jetë i përfunduar deri më 1 qershor.

Përgatitja e planeve specifike të orëve dhe  materialit për lexim.  Përveç programit mësimor të kursit, nga fituesit e grantit do të pritet të sigurojnë planin konkret të orëve për punëtorinë ose për ligjeratën e caktuar, duke përfshirë listën e materialit të kërkuar dhe të sugjeruar për lexim.  Fituesit e grantit mund të propozojnë materiale specifike të cilat do ti përkthejnë në gjuhën shqipe nën kushte të këtij granti ose përndryshe t’i bëjë të disponueshme për studentët e tij/saj. Të gjitha planet e orëve, së bashku me identifikimin dhe përkthimin e materialeve të caktuara duhet të kompletohen deri me 1 tetor 2017, data përfundimtare për dhënien e grantit.

Pjesëmarrja në punëtorinë që do të mbahet gjatë një fundjave në fillim të qershorit 2017.  Pritet që fituesit e grantit të vijojnë punëtorinë e cila do të mbahet gjatë një fundjave për të gjithë pjesëtarët e fakulteteve të UP-së që do të marrin pjesë në programin e ri çertifikues. Pasi që do të mbahet në Prizren, në fillim të qershorit 2017, shpenzimet e akomodimit do të mbulohen dhe do të ofrohet një shumë modeste (per diem) për shpenzime ditore. Cak i punëtorisë do të jetë rishikimi i programeve mësimore të propozuara për kurse nga ana e fituesve të grantit dhe diskutimi i procesit të  zhvillimit të kursit si dhe kornizat e programit të ri çertifikues.     

Procesi i Aplikimit

Pranueshmëria: Të gjithë anëtarët e fakulteteve të  UP-së, duke përfshirë profesorët dhe asistentët, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në zhvillimin e kurrikulës së re për “ Energjinë e ripërtëritshme dhe qëndrueshmëri” në Universitetin e Prishtinës janë të pranueshëm dhe të inkurajuar të marrin pjesë.  

Plotësimi i aplikacionit: Bashkangjitur është forma e aplikimit që ka dy faqe.  Në formë duhet të paraqitni informatat për juve dhe për kursin të cilin propozoni ta zhvilloni për programin çertifikues.  Aplikacioni i plotë do të përbëhet nga 1) aplikacioni -2 faqe, tërësisht i plotësuar ;  dhe 2) CV juaj aktuale. Asistentët të cilët aplikojnë për grantin duhet të konfirmojnë disponueshmërinë e tyre për ta mbajtur kursin e tillë vetëm ose në bashkëpunim me profesorin mbikëqyrës. Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze.

Afati kohor: Forma e plotësuar dy faqëshe e aplikimi dhe një CV përcjellëse duhet të dorëzohen ( në pdf ose në Word) në mënyrë elektronike në adresën [email protected] deri me 6 mars, ditë e hënë. Pas rishikimit të aplikacioneve, finalistët do të ftohen për intervistë me 13 mars, ditë e hënë, që do të mbahet në zyren e World Learning në Prishtinë. Nëse keni ndonjë pyetje për procesin e aplikimit, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Profesorin Shahin Berisha në [email protected].