Misioni dhe Vizioni i QPM

Misioni

Të sigurojë avancim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm në mësimdhënie, në shërbime inovative dhe në resurse për të promovuar kulturën e përsosmërisë në mësimdhënie në fakultetet e Universitetit të Prishtinës (UP) dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë (IAL).

Vizioni

Të bëhet qendër e njohur dhe e respektuar, në nivel rajonal, për avancimin dhe për modernizimin e stafit akademik të arsimit të lartë që do të kontribuojë në arsimin cilësor. Universiteti i Prishtinës dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë përmbushin standardet për përsosmëri në mësimdhënie dhe në mësim në përputhje me arsimin bashkëkohor, inovativ dhe që përmbushin nevojat e tregut të punës.