Më 5 dhe 6 korrik 2018 u mbajtë trajnimi dyditor i radhës me dy grupe vijuesish, profesorë dhe asistentë, staf i rregullt i Universitetit të Prishinës “Hasan Prishtina”. Trajnimi i cili u realizua nga trajnerët e certifikuar të QPM-së në hapësirat e Fakultetit të Edukimit u vlerësua lartë nga vijuesit.
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën me teori dhe qasje të ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit i këmbyen përvojat me trajnerët e QPM-së si dhe me kolegët e tyre duke marrë pjesë në veprimtaritë e larmishme, të cilat do të mund t’i zbatojnë në punën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjë avancimin e shkathtësive të tyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve të studentëve përmes promovimit të të nxënit aktiv.
Gjatë muajit shtator Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të ofrojë radhë të tjera trajnimesh në modulet që përfshihen me trajnimin e nivelit bazik “Mësimdhënia në arsimin e lartë” , si dhe trajnime të nivelit të avancuar për stafin e rregullt të UP-së të cilët janë certifikuar në nivelin bazik, dhe kurse speciale që do të përfshihen në katalogun e trajnimeve të QPM-së.