Plani Implementues

Qëllim

Qëllimi i planit të punës së rektorit, është ndërtimi i kushteve të nevojshme për përmbushjen e misionit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie luan një rol të madh në zhvillimin profesional të stafit akademik në universitet, prandaj përmirësimi i mësimdhënies drejt përmbushjes së misionit të universitetit dhe misionit të  rektorit, arrihet duke ofruar shërbime dhe burime që nxisin dhe mbështesin mësimdhënien e shkëlqyer.

Objektivat

Rindërtimi i Qendrës për Përsosmëri ne Mësimdhënie, në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", do të kontribuojë drejtpërdrejt në misionin e universitetit, si dhe në misionin e rektorit, për të siguruar burime dhe mbështetje që do të rrisin zhvillimin profesional të stafit akademik dhe si rezultat të përmbushet objektivi i 5--të, "Përmirësimi i shërbimeve të mësimdhënies dhe të studentëve". Kur të fillojë funksionimi i qendrës, ajo do të ofrojë:

  • Punëtoritë mbi strategjitë e mësimdhënies, stilet, metodat dhe tema të tjera të ngjashme;
  • Burime elektronike me materiale të ndryshme mësimore, dhe doracakë të ndryshëm për mësimdhënësit;
  • Mbështetje të stafit drejt zhvillimit të mësimdhënies, zhvillimit të kurseve te reja, qasjeve të mësimdhënësve, përdorimin e teknologjisë dhe aktivitete të tjera mësimore;
  • Vazhdimësi të programit për t’i siguruar asistencë stafit akademik, të cilët kanë nevojë për ndihmë në mënyrë individuale;

Plani

Rindërtimi i Qendrës për Përsosmëri të Mësimdhënies do të ndjek disa faza që do të lejojnë vlerësime të rregullta dhe modifikimin e programeve drejt një qendre të qëndrueshme. Fazat pasuese do të rezultojë si shkak i planifikimit dhe vlerësimit të fazave të mëparshme. Të gjitha fazat e planifikuara të qendrës, do të kontribuojnë në misionin dhe vizionin e Universitetit të Prishtinës, të personelit mësimor dhe në zbatimin e planit dhe të programit të punës së rektorit të Universitetit të Prishtinës sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndërtuar burime për një qendër të plotëdhe funksionale për përsosmëri në mësimdhënie.

Faza I

Faza e parë, do të zgjasë deri në fund të vitit 2015 dhe do të përfshijë hapa themelor, me kosto të ulët, të dizajnuara për të prodhuar kontribut të drejtpërdrejtë në rindërtimin dhe zhvillimin e planeve afatgjata, drejt institucionalizimit te Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie, në Universitetin e Prishtinës. Duke filluar nga muaji mars 2015, faza e parë përfshin ose do të përfshijë veprimet e mëposhtme:

  • Më 3 mars, 2015 angazhimin e një koordinatori të QPM-së nga stafi i  universitetit,
  • Krijimin e  një komisioni këshillues, për të punuar me koordinatorin përkitazi me aktivitetet dhe planifikimin e Qendrës (Komisioni duhet të themelohet deri në fund të muajit maj),
  • Sigurimin e një buxheti fillestar dhe arritjen e mbështetjes së granteve nga burimet e jashtme, për të ndihmuar në aktivitetet fillestare dhe zhvillimin e qendrës.

Komisioni këshillues dhe koordinatori, në këtë pikë, do të përqendrohen në fillimin e aktiviteteve të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie, si më poshtë:

  1. Analizimin e gjendjes aktuale të CTE, dhe planifikimin afatgjatë, me ndihmën e një këshilltari, mundësisht të dhënë nga World Learning. USAID.
  2.  Fillimin e një punëtorie (deri në muajin maj 2015) për stafin akademik nga universiteti, duke u ofruar tema të ndryshme që lidhen me mësimdhënien;
  3. Dizajnimin e një faqeje interneti, një broshure dhe të një libri mbi mësimdhënien në Arsimin e Larte,deri në fund të vitit;
  4. Mbledhjen e burimeve, fillimisht në faqen e internetit dhe pastaj në shtyp;
  5. Përgatitjen e zhvillimit të programit të QPM, për aktivitetet e ardhshme;
  6. Anëtarësimin e rregullt (anëtarësimi institucional 75 $) në rrjetin e Organizatës për Zhvillim Profesional (POD-së);
  7. Pjesëmarrjen në konferenca ose aktivitete të lidhura me zhvillimin profesional të koordinatores së Qendrës apo të Komisionit Këshillues të QPM-së.

Faza II

Faza e dytë, do të mbulojë periudhën nga fundi i fazës së parë, deri në fund të vitit 2016. Gjatë kësaj faze, do të jetë në prioritet institucionalizimi i QPM-së . Qendra do të ofrojë program të rregullt për përmirësimin e mësimdhënies, mbështetje dhe burime për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". Aktivitetet e qendrave do të vazhdojnë të menaxhohen nga koordinatori dhe komisioni këshillues. Megjithatë, mundësitë interne do të jenë te hapura për të mbështetur aktivitetet e qendrave administrative. Gjatë kësaj faze qendra pritet të vendosë, si në vijim:

  1. Një program të rregullt të seminareve për zhvillim të stafit akademik. Këto seminare duhet të përfshijnë, tema specifike të mësimdhënies, stile dhe metoda te mësimdhënies, mentorim, këshilla mësimore, teknika, probleme etj .;
  2. Përditësimin e rregullt të faqes së Qendrës, për të mbështetur përmirësimin e mësimdhënies;
  3. Konsultimet, ku stafi akademik mund të marrë ndihmë për ngritjen e nivelit të performancës, në mësimdhënie, përgatitjen e portofolieve, dhe zhvillimin e kurseve.
  4. krijimin e  buxhetit dhe përcaktimin e mekanizmave dhe strategjive për rritjen e buxhetit, në të ardhmen .

Faza III

Faza e tretë dhe finale, do të përpiqet të krijojë një QPM të qëndrueshme, me një qendër fizike në Universitetin e Prishtinës. Në këtë fazë, do të emërohet një drejtor i QPM-së, si dhe stafi i dedikuar për aktivitetet e Qendrës.

Deri në vitin e tretë të funksionimit të QPM-së, parashihet puna e një programi të rregullt të përbërë nga një orientim dhe zhvillim i stafit të ri akademik, punëtori, publikime, një bibliotekë e burimeve, mundësi të konsultimeve dhe financim e aktiviteteve të vazhdueshme për zhvillim profesional të stafit akademik.