Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me universitetet partnere: Universiteti Erlangen Nurnberg, Gjermani, Universitetin e Linzit, Austri, dhe Qendrën për Arsim e Kosovës – KEC certifikoi një grup të stafit akademik nga Universiteti I Prishtinës (12 trajnerë dhe koordinatorin) në Universitetin në Nyrnberg në fushat vijuese: Bazat e didaktikës në mësimdhënien universitare, Shkathtësitë e prezentimit, Metodat aktivizuese, dhe Teknikat dhe procedurat e vlerësimit të studentëve.
Në përputhje me misionin dhe vizionin e QPM-së, duke synuar ngritjen dhe zgjerimin e kapacitetit trajnues të Qendrës, QPM në bashkëpunim me partnerët e saj: World Learning dhe Universitetin Shtetëror rë Arizonës e implementoi projektin e përbashkët “Trajnimi I Trajnerëve” gjatë periudhës mars – tetor 2018. Projekti pesë-fazësh I cili u realizua në Prishtinë dhe në SHBA kulmoi me certifikimin e 12 trajnerëve të rinj të trajnuar në qasjet më bashkëkohore në në të nxënit dhe mësimdhënien në arsimin e lartë, përfshirë edhe ndërthurjen e teknologjisë më të avancuar në lehtësimin e të nxënit dhe të mësimdhënies.
Sot Qendra e ka grupin prej 22 trajnerëve aktiv të cilët janë të angazhuar në trajnimin e stafit të rregullt të Universitetit të Prishtinës duke synuar zgjerimin e aktivitetit të saj dhe trajnimin e stafit të universiteteve të tjera publike dhe institucioneve private të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
Trajnerët e lartë:
Agim Gashi
Demë Hoti
Eda Vula
Hatixhe Pupovci
Linda Grapci
Lindita Tahiri
Naser Sahiti
Naser Zabeli
Ruzhdi Sefa
Shykrane Gërmizaj
Trajnerët e rinj:
Alltane Kryeziu
Blerta Mustafa
Bujar Krasniqi
Drilon Zekaj,
Hatixhe Hoxha
Jehona Shkodra
Kadri Sylejmani
Liridon Berisha
Lura Rexhepi
Qëndresë Daka
Valbona Zhjeqi
Zinaide Gruda