QËLLIMI 1. Sigurimi i përsosmërisë në mësimdhënie (duke promovuar kulturën e përsosmërisë akademike dhe ofrimin e mundësive për zhvillim profesional të profesorëve dhe të asistentëve mësimorë të UP-së dhe të institucioneve të tjera të arsimit të lartë.)
Objektivi 1.1. – Avancimi i aftësive dhe i kompetencave të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës dhe të institucionev të tjera të arsimit të lartë
Aktiviteti 1.1.1. Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional
- Aktivitete për zhvillim profesional
- Profesorët aktualë;
- Profesorët e rinj.
Aktiviteti 1.1.2. Ofrimi i programeve të certifikuara (të ndërlidhura me standardet minimale)
- 1. Standardet minimale profesionale/teknike;
- 2. Performanca.
Objektivi 1.2. – Promovimi i standardeve dhe i praktikave më të mira në mësimdhënie
Aktiviteti 1.2.1. Promovimi i standardeve të praktikave më të mira në mësimdhënie
- Standardet ndërsektoriale (standardet moderne dhe metodologjia e mësimdhënies);
- Standardet specifike për fakultete;
- Puna me fakultetet për identifikimin e standardeve specifike për fakultete;
- Bashkëpunimi me stafin e fakulteteve në identifikimin dhe në artikulimin e praktikave më të mira mësimore;
- Bashkëpunimi me koordinatorët e fakulteteve në mbështetjen e punës së tyre në përmirësimin e kurrikulave.
Objektivi 1.3. – Të shërbejë si resurs për Universitetin e Prishtinës dhe për universitetet e tjera në lëminë e përsosmërisë në mësimdhënie (zhvillim të kurrikulave, përgatitje të materialeve, ofrim të konsultimeve dhe mentorim)
- Të ofrojë / të shpërndajë dhe të vë në dispozicion materiale për përsosmërinë në mësimdhënie (mentorimi, studentët dhe profesorët e rinj, si të dizajnohen kurse dhe planprograme të reja);
- Këshilla praktike rreth mësimdhënies (“teaching nuggets”);
- Krijimi i hapësirës për shkëmbim të rezultateve të hulumtimeve rreth mësimdhënies;
- Mësimdhënie përmes teknologjisë;
- Ofrimi i konsultimeve individuale rreth procesit të mësimdhënies dhe të studimeve;
- Qasja në tekonolgjitë / resurset e mësimdhënies.
Objektivi 1.4. Standardet e etikës në mësimdhënie
- Trajnime për Kodin e Etikës në UP;
- Promovimi i standardeve të etikës në mësimdhënie;
- Organizimi i trajnimeve, i seminareve dhe i programeve të certifikuara për Kodin e Etikës në UP, përfshirjen e grupeve shoqërore të margjinalizuara;
- Organizimi i trajnimeve, i seminareve dhe i programeve të certifikuara.
QËLLIMI 2: Të bërit Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie – institucion të qëndrueshëm
Objektivi 2.1. – Qëndrueshmëria financiare
- Mbështetja institucionale financiare e QPM-së nga UP-ja;
- Gjenerimi i fondeve nga grantet në mbështetje të …;
- Pagesat për shërbimet e ofruara (kurse, punëtori dhe trajnime për universitetet e tjera).
Objektivi 2.2. - Qëndrueshmëria institucionale
- Ndërtimi i kapaciteteve.
Objektivi 2.3. - Qëndrueshmëria programore
- Identifikimi dhe angazhimi i trajnerëve të mundshëm nga Universiteti;
- Update training.
QËLLIMI 3: Zgjerimi i aktiviteteve të QPM-së në institutionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon
Objektivi 3.1. – Krijimi i partneriteteve dhe i rrjeteve rajonale të institucioneve të arsimit të lartë
- Fuqizimi i procesit të mësimdhënies dhe zhvillimi i resurseve dhe i infrastrukturës së përbashkët;
- Lidhja në rrjetet globale;
- Shkëmbimi i ekspertizës;
- Angazhimi i komuniteteve lokale, i komuniteteve kombëtare dhe i atyre rajonale si dhe i Komitetit Këshillues të Programit për Lidership Transformues për ndërtimin dhe për mirëmbajtjen e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie dhe optimizimi i suksesit të Qendrës.