04 mars @ 09:40
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në University College Dublin, Ireland, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime (MA dhe PhD)
*Një bursë për nivelin MA dhe një për nivelin PhD
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)
Fushat e mobilitetit:
Arts and Humanities
Kohëzagjatja e bursave të shkëmbimit:
- Master (në kohëzgjatje prej 5 muaj)
- PhD (në kohëzgjatje prej 5 muaj)
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor, 850 EUR në muaj
- Kostot e udhëtimit: maksimumi €360
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin MA:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD
- Certifikata e notave/Transkripta e studimeve
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Master dhe PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze, p.sh.IELTS 6.5, ose ekuivalent.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në nivelin Master në University College Dublin ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:https://sisweb.ucd.ie/usis/!w_gs_coursefinder.p_show
Për programet e studimit dhe mentorin për PhD në University College Dublin ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:https://rms.ucd.ie/ufrs/!w_valocal_ucd_search.show
Afati për aplikim për semestrin vjeshtor (autumn semester) 2016/2017 është: 29 Prill 2016
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letër motivimin dhe njohuritë(dëshminë) e juaja në gjuhën angleze.
Dokumentet me titull "University College Dublin Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.