Për ne

Qendra për përsosmëri në mësimdhënie mbështet një mësimdhënie efektive dhe inovative të të gjitha disiplinave në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.

Qendra ofron seminare të rregullta dhe burime të tjera për të rritur efektivitetin e mësimdhënies në klasë dhe të stimulojë të nxënit.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritet mbështet Qendrën për Përsosmëri ne Mësimdhënie. TLP-SP është një program pesëvjeçar, i financuar nga USAID dhe MASHT, i cili synon zhvillimin e mëtutjeshëm të kuadrove të liderëve te cilët do të bëjnë ndryshime të rëndësishme ne Kosovë në fushat me prioritet të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror. 
 

Struktura e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie

Këshilli i Trajnerëve

Janar 2021 - vazhdon

Prof. Dr. Eda Vula - Kryesuese
Prof. Dr. Naser Sahiti
Prof. Asoc. Dr. Naser Zabeli
Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Pupovci
Prof. Asoc. Dr. Lindita Tahiri
Prof. Ass. Dr.  Liridon Berisha
Prof. Ass. Dr.  Hatixhe Hoxha
Prof. Ass. Dr. Valbona Zhjeqi
Ass. Dr. Blerta Mustafa
Ass. Dr. Lura Rexhepi Mahmutaj
Ass. Dr. Drilon Zekaj, PhD candidate