Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Middle East Technical University, Turqi

22 mars @ 10:04

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Middle East Technical University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-  Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar një semestër)
Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Kohëzagjatja e bursave:
- Bachelor (5 muaj, tetor 2016 – shkurt 2017)
- Master (5 muaj, tetor 2016 – shkurt 2017)

Bursat përfshijnë
- Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- English proficiency document
- Transcript of records 
- Statement of purpose
- Copy of passport / national ID card
- Home university confirmation letter

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master
- English proficiency document 
- Transcript of records 
- 1 letter of reference 
- Research proposal (if the student is applying for research)
- Copy of passport / national ID card
- Home university confirmation letter 

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Middle East Technical University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: 
http://metu.edu.tr/faculties-institutes-schools
https://catalog.metu.edu.tr/

Afati për aplikim për semestrin vjeshtor (tetor 2016 – shkurt 2017) është deri më: 15 Prill 2016

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Middle East Technical University’’  në emailat: 
[email protected][email protected]

Studentët e përzgjedhur, më pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një email.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në email ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.