04 mars @ 11:25
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin College of Southeast në Norvegji, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master;
• Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.
Ky mobilitet ofron 4 bursa(2 BA dhe 2 MA) për studentët e UP-së dhe 1 bursë për stafin akademik.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
• Bachelor: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktë një semestër).
• Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër)
Bursat përfshijnë:
• Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
• Kompensimin 140 EUR në ditë për stafin;
• Kostot e udhëtimit deri në 360 EUR;
Kohëzgjatja e bursave:
• Bachelor dhe Master (në kohëzgjatje prej afërsisht 5 muaj)
• Staf akademik (në kohëzgjatje 5 ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje)
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në HSN University College of Southeast, Norway ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare, si më poshtë: https://www.usn.no/academics/find-courses/#, rekomandohen për aplikim fushat e shkencave shoqërore dhe ekonomike mirëpo nuk përjashtohen edhe fushat tjera.
Studentët mund të zgjedhin që ta kryejnë shkëmbimin në Semestrin Veror: 15 Gusht – 19 Dhjetor apo në Semestrin Pranveror: 5 Janar - 15 Qershor.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master janë:
- Formularin e Aplikimit (i cili mund të shkarkohet online në momentin e aplikimit)
Application Form;
- Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze ose i përkthyer nga përkthyes të licencuar);
- Certifikata e gjuhës angleze ;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
Nëse studentët e Bachelorit dhe Master nuk mund të dëshmojnë njohurit e gjuhës angleze përmes IELTS ose TOFEL atëherë kandidatët do të intervistohen me Skype nga HSN University College of Southeast, Norvegji, për të kontrolluar nivelin e gjuhës angleze
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
• CV (në gjuhën angleze);
• Planin për mësimdhënie (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
• Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
• Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2);
Për stafin akademik rekomandohet që shkëmbimi i mësimdhënies të zhvillohet në kuadër të shkencave shoqërore / shkenca politike mirëpo nuk përjashtohen edhe fushat tjera.
Afati për aplikim është deri më 26 mars 2016
Dokumentet me titull " HSN University College of Southeast, Norvegji " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në email ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.