Trajneret e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie

Universiteti I Prishtinës në bashkepunim me universitetet partnere: Universiteti Erlangen Nurnberg, Gjermani, Universitetin e Linzit, Austri, dhe Qendrën për Arsim e Kosovës – KEC certifikoi një grup të stafit akademik nga Universiteti I Prishtinës (12 trajnerë dhe koordinatorin) në Universitetin në Nyrnberg në fushat vijuese: Bazat e didaktikës në mësimdhënien universitare, Shkathtësitë e prezentimit, Metodat aktivizuese, dhe Teknikat dhe procedurat e vlerësimit të studentëve.

Në përputhje me misionin dhe vizionin e QPM-së, duke synuar ngritjen dhe zgjerimin e kapacitetit trajnues të Qendrës, QPM në bashkëpunim me partnerët e saj: World Learning dhe Universitetin Shtetëror rë Arizonës e implementoi projektin e përbashkët “Trajnimi I Trajnerëve” gjatë periudhës mars – tetor 2018. Projekti pesë-fazësh I cili u realizua në Prishtinë dhe në SHBA kulmoi me certifikimin e 12 trajnerëve të rinj të trajnuar në qasjet më bashkëkohore në në të nxënit dhe mësimdhënien në arsimin e lartë, përfshirë edhe ndërthurjen e teknologjisë më të avancuar në lehtësimin e të nxënit dhe të mësimdhënies.

Sot Qendra e ka grupin prej 22 trajnerëve aktiv të cilët janë të angazhuar në trajnimin e stafit të rregullt të Universitetit të Prishtinës duke synuar zgjerimin e aktivitetit të saj dhe trajnimin e stafit të universiteteve të tjera publike dhe institucioneve private të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

 

Trajnerët e lartë:

  1. Agim Gashi
  2. Demë Hoti
  3. Eda Vula
  4. Hatixhe Pupovci
  5. Linda Grapci
  6. Lindita Tahiri
  7. Naser Sahiti
  8. Naser Zabeli
  9. Ruzhdi Sefa
  10. Shykrane Gërmizaj

 

Trajnerët e rinj:

  1. Alltane Kryeziu
  2. Blerta Mustafa
  3. Bujar Krasniqi
  4. Drilon Zekaj,
  5. Hatixhe Hoxha
  6. Jehona Shkodra
  7. Kadri Sylejmani
  8. Liridon Berisha
  9. Lura Rexhepi
  10. Qëndresë Daka
  11. Valbona Zhjeqi
  12. Zinaide Gruda