Për ne

Qendra për përsosmëri në mësimdhënie mbështet një mësimdhënie efektive dhe inovative të të gjitha disiplinave në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.

Qendra ofron seminare të rregullta dhe burime të tjera për të rritur efektivitetin e mësimdhënies në klasë dhe të stimulojë të nxënit.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritet mbështet Qendrën për Përsosmëri ne Mësimdhënie. TLP-SP është një program pesëvjeçar, i financuar nga USAID dhe MASHT, i cili synon zhvillimin e mëtutjeshëm të kuadrove të liderëve te cilët do të bëjnë ndryshime të rëndësishme ne Kosovë në fushat me prioritet të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror.