Qendra për Përsosmëri në mësimdhënie e UP-së e mbajti trajnimin e parë për CourseSites

Qendra për Përsosmëri në Mesimdhënie po vazhdon punën e saj me intensitet të shtuar në trajnimin e stafit të Universitetit të Prishtinës në disiplina të llojndryshme që lidhen me mësimdhënien universitare. Te premten qe shkoi, më 9 shkurt, QPM perfundoi trajnimin e parë të këtij viti kalendarik për trajnerët e Qendrës mbi përdorimin e platformës CourseSites.

Image  Image

Platforma CourseSites është një platformë ndërkombëtare – pa pagesë – që e lehtëson menaxhimin e kurseve dhe kurikulave për mësimdhënësit anëmbëne botes. Kjo platforme digjitale i mundëson stafit akademik të ndajë me studentët shënime nga ligjeratat, materiale për lexim dhe materiale të tjera të domosdoshme për realizimin e suksesshëm të programit.

Image

Image

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me mundësitë e shumta që ofron kjo platformë digjitale: si të krijohet llogaria në CourseSites, si të krijohet  një faqe për mësimdhënësit, si të menaxhohet faqja dhe informatat personale, dhe si te krijohen kurse në platformë. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e menaxhimit të qendrës së notave dhe regjistrimin e përdoruesve të tjerë.

Image

Image

Trajnimi i trajnerëve i mundëson QPM-së që në të ardhmen të mbajë trajnime për CourseSites për gjithë stafin e universitetit. Me anë te kësaj, QPM synon jo vetëm ta lehtësojë mësimdhënien dhe të nxënit, por edhe ta lehtësojë komunikimin e informacionit, dhe si rrjedhojë, edhe permirësimin e raportit student-profesor në mbarë universitetin.

Image

Image

Ky trajnim është realizuar në bashkëpunim me programin Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe implementohet nga World Learning.