Ceremonia e certifikimit të mësimdhënësve në Qendren për Përsosmëri në Mësimdhënie

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë me përkrahjen e programit të Lidershipit Transformues të USAID –it certifikoi grupin e dytë të mësimdhënësve.

Me këtë rast rektori Zejnullahu ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e kësaj Qendre e cila synon avancimin e vazhdueshëm në mësimdhënie në fakultetet e Universitetit të Prishtinës dhe institucionet e tjera të Arsimit të Lartë.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Z. Carl Hammerdorfer, i cili në fjalën e tij premtoi se Programi TLP – USAID do të vazhdojë të përkrahë punën e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie.