PËRFUNDUAN TRAJNIMET ONLINE TË QPM-SË

Nga data 1 mars deri më 5 mars, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” realizoi trajnimet online me dy grupe paralele: një në trajnimin e nivelit të parë “Mësimdhënia në arsimin e lartë” dhe tjetrin në trajnimin ” Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në Arsimin e Lartë” të nivelit të dytë. 

Në të dy nivelet morrën pjesë profesorë e asistentë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Pjesëmarrësit e të dyja niveleve vlerësuan pozitivisht trajnimin duke e konsideruar si të dobishëm dhe të vlefshëm, sidomos për profesorë e rinj. Ata po ashtu dhanë sugjerime të vlefshme për mënyrën e organizimit të trajnimeve, përmirësimin e mëtejmë të moduleve të ofruara, punës së trajnerëve dhe të zhvillimit të mëtejmë të QPM-së.

Po gjatë muajit mars u realizua edhe një trajnim për stafin e Universitetit të Mitrovicës ‘ Isa Boletini”. Trajnimi u realizua nga data 23 mars deri më 26 mars. Edhe profesorët dhe asistentët e UMIB e vlerësuan pozitivisht trajnimin dhe dhanë disa sugjerime të vlefshme për përmirësimin e mëtejmë, si të organizimit ashtu edhe për punës së disa trajnerëve.

Si rrjedhojë e interesimit për trajnime, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së gjatë ditëve në vijim do të organizojë trajnimet e radhës në të dy nivelet.