PËRFUNDUAN TRAJNIMET ONLINE TË QPM-SË

Nga data 1 shkurt deri më 12 shkurt, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” realizoi trajnimet online me tre grupe paralele: dy në trajnimin e nivelit të  parë “Mësimdhënia në arsimin e lartë” dhe tjetrin në trajnimin ” Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në Arsimin e Lartë” të nivelit të dytë. 

Në të dy nivelet morrën pjesë profesorë e asistentë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Pjesëmarrësit e të dyja niveleve vlerësuan pozitivisht trajnimin duke e konsideruar si të dobishëm dhe të vlefshëm, sidomos për profesorë e rinj. Ata po ashtu dhanë sugjerime të vlefshme për mënyrën e organizimit të trajnimeve, përmirësimin e mëtejmë të moduleve të ofruara, punës së  trajnerëve dhe të zhvillimit të mëtejmë të QPM-së.

Si rrjedhojë e interesimit për trajnime, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së gjatë ditëve në vijim do të organizojë trajnimet e radhës në  të  dy nivelet.