QPM e pasuroi burimet trajnuese të saj me botimet me të reja nga fusha e të nxënit dhe mësimdhënies në arsimin e lartë

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina (QPM), e pasuroi burimet trajnuese të saj me botimet me të reja nga fusha e të nxënit dhe mësimdhënies në arsimin e lartë. Kjo u bë e mundur përmes projektit “Through Collaboration and Innovation towards Sustainable Development” të përkrahur nga Programi University Support Grants i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Librat do t’u mundësojnë trajnerëve të QPM-së ta mbajne hapin me zhvillimet bashkëkohore dhe të ofrojnë module që mbështeten në literaturën e cila e ngritë mësimdhënen dhe të nxënit me studentin në qendër në kontekstin e arsimit të lartë. Në planin afatgjatë, pjesëtarët e stafit të cilët i vijojnë modulet e trajnimit në QPM, do të kenë mundësi t’i përmirësojnë shkathtësistë dhe njohuritë e tyre përkitazi me aspekte të ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënit, që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek studentët e tyre.