Përfundoi trajnimi bazik dhe i avancuar i QPM-së

Nga data 30 nëntor deri më 11 dhjetor, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” realizoi trajnimet online me dy grupe paralele: njërin në nivelin bazik dhe tjetrin në nivelin e avancuar.

Në nivelin bazik morrën pjesë profesorë e asistentë nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ndërsa në trajnimin për nivelin e avancuar pjesëmarrës ishin profesorë e asistentë të njësive  të ndryshme akademike të UP-së . Pjesëmarrësit e të dyja niveleve vlerësuan pozitivisht trajnimin duke e konsideruar si të dobishëm dhe të vlefshëm, sidomos për profesort e rinj. Ata po ashtu dhanë sugjerime për mënyrën e organizimit të trajnimeve dhe të zhvillimit të mëtejmë të QPM-së.

Si rrjedhojë e interesimit për trajnime, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së gjatë ditëve në vijim do të organizojë edhe radhë të tjera trajnimesh si për nivelin bazik, ashtu edhe për atë të avancuar.

Image
Image