Përfundoi trajnimi bazik dhe i avancuar i QPM-së

Më 25 dhe 26 tetor 2019, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e realizoi trajnimin e radhës me dy grupe paralele: njërin në nivelin bazik dhe tjetrin në nivelin e avancuar.

Përmes këtyre trajnimeve u certifikuan 43 profesorë e asistentë, staf i rregullt, nga njësi të ndryshme akademike, ndërkaq numëri i gjithëmbarshëm i vijuesve të certifikuar përmes trajnimeve të ofruara në QPM që nga rifunksionalizimi i saj në nëntor të vitit 2017 tashmë arrin në 490.

Pjesëmarrësit e të dyja niveleve vlerësuan pozitivisht trajnimin (mesatarja e vlerësimit 4.02) duke e konsideruar si një forum i vlefshëm për këmbim idesh, njohurish dhe përvojash mes trajnereve dhe vijuesve, si dhe mes kolegëve të tjerë, pjesëmarrës nga  njësi të ndryshme akademike të universitetit tonë. Ata po ashtu dhanë sugjerime të çmueshme për mënyrën e organizimit të trajnimeve dhe të zhvillimit të mëtejmë të QPM-së.

Si rrjedhojë e interesimit të madh për trajnime, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së gjatë këtij viti kalendarik do të organizojë edhe dy radhë trajnimesh gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, si për nivelin bazik, ashtu edhe për atë të avancuar.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image