PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELI TË AVANCUAR “PLANIFIKIMI DHE IMPLEMENTIMI I MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË”

Më 19 dhe 20 shtaor 2019, u mbajtë trajnimi i nivelit të avancuar  “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor të organizuar në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë dhe të realizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht të certifikuar të QPM-së e vijuan 22 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.  

Image
Image

Përmes këtij trajnimi, vijuesit i thelluan njohuritë e tyre për qasjet dhe teoritë e ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit, si dhe përmes punës praktike, i demonstruan aftësitë e tyre për zbatimin e njohurive të marra në nivelin bazik dhe të avancuar të trajnimeve me studentët e njësive të tyre akademike tyre në punën e tyre të përditshme mësimdhënëse. Vlerësimi i trajnimit nga pjesëmarrësit eshte tejet pozitiv dhe sillet nga 4.38 – 5.00 (mesatarja 4.71), ndërkaq komentet dhe sugjerimet dhe kërkesat e vijuesve janë të vazhdohet me trajnime në një të ardhme të afërt përkunder faktit që ata tashmë i kanë vijuar dhe janë certifikuar në të dy nivelet. 

Image
Image

Pjesëmarrësit, përveç që i vlerësojnë trajnimet e QPM-së si një mundësi tejet të vlefshme per t'u informuar dhe per t'u persosur ne shkathtësitë mësimdhënëse, e shohin edhe si një forum të domosdoshëm për t'u njohur me kolegë nga njësi të ndryshme akademike, për të këmbyer përvojat, për të diskutuar për vështirësitë dhe sfidat, por edhe për të gjetur mundësi për tejkalimin e tyre. 

Image
Image

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të organizojë në vazhdimësi trajnime të nivelit bazik dhe të avancuar, si dhe trajnime të tjera specifike, gjithnjë në përputhje me misionin e saj dhe me synim të avancimit dhe të transformimit të mësimdhënies dhe të nxënit në UP, dhe rrjedhimisht, përmirësimin e rezultateve të studentëve.

Image