PËRFUNDOI PROJEKTI “TRAJNIMI I TRAJNERËVE” TË QPM-SË

Më datat 23-30 mars 2019 u realizua vizita studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për një grup trajnerësh të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina. Me këtë vizitë studimore u përmbyll Projekti “Trajnimi i Trajnerëve”, projekt i implementuar në bashkëpunim me World Learning - TLPS dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës, i përkrahur nga USAID.

Image  Image

Gjatë vizitës studimore, trajnerët e QPM-së vizituan universitete perstigjoze, siç janë: John Hopkins University në Baltimore, Georgetown University në Washington, James Madison University në Harrisonburg, dhe George Washington University në Washington.

Image  Image

Trajnerët e QPM-së gjatë vizitës u njohën me praktikat më të mira të universiteteve, qendrave dhe instituteve përkatëse, morën pjesë në ligjerata, u njohën me stafin e universitarë me të cilët bashkëbiseduan për të arriturat e tyre në fushën e mësimdhënies bashkëkohore dhe të nxënit aktiv, integritetin akademik, dhe tema të ndërlidhura dhe këmbyen përvojat me kolegët e tyre për mundësitë dhe sfidat  duke ndërtuar në këtë mënyrë ura ndërlidhëse për bashkëpunim afatgjatë mes QPM-së dhe qendrave simotra të universiteteve amerikane.

Image  Image
Image

Grupi i trajnerëve tashmë kanë identifikuar një numër kolegësh amerikanë me të cilët QPM do të bashkëpunojë ngusht në hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.