PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELIT BAZIK “MËSIMDHËNIA NË ARSIMIN E LARTË” E ORGANIZUAR NGA QPM

Më 22 dhe 23 shkurt 2019 u mbajtë trajnimi dyditor i radhës me dy grupe vijuesish, profesorë dhe asistentë, staf i rregullt i Universitetit të Prishinës “Hasan Prishtina”. Trajnimi i cili u realizua nga trajnerët e certifikuar të QPM-së në hapësirat e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë u vlerësua lartë nga vijuesit.

Image

 

 

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit nga njësi të ndryshme akademike të UP-së, u njohën me teori dhe qasje të ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit i këmbyen përvojat me trajnerët e QPM-së si dhe me kolegët e tyre duke marrë pjesë në veprimtaritë e larmishme, të cilat  do të mund t’i zbatojnë në punën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjë avancimin e shkathtësive të tyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve të studentëve përmes promovimit të të nxënit aktiv.

Image
Image

 

Gjatë javës së parë të marsit Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të ofrojë trajnimin e nivelit të avancuar për stafin e rregullt të UP-së të cilët janë certifikuar në nivelin bazik.