Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e përmbylli ciklin e trajnimeve për vitin 2018

Më 8 dhe 9 dhjetor 2018, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e realizoi trajnimin e nivelit të avancuar “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë”.  Trajnimin e mbajtur në hapësirat e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze e vijuan 25 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës.

Image
Image

Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit i thelluan njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në nivelin bazik të trajnimit, si dhe i këmbyen përvojat me trajnerët e lartë të QPM-së dhe bashkëbiseduan dhe bashkëvepruan me kolegët e tyre nga njësi të ndryshme akademike të UP-së. Duke e bërë vlerësimin e trajnimeve, pjesëmarrësit shprehën dëshirën dhe interesimin e tyre për të vazhduar me vijimin e trajnimeve për tema që janë me interes e me vlerë në punën e tyre në universitet.

Image
Image
Image

Me këtë radhë të trajnimeve Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së e përmbylli ciklin e trajnimeve të planifikuar për këtë vit kalendarik.

Që nga funksionalizimi i QPM-së në nëntor të vitit 2017 e deri në dhjetor të këtij viti,  223 pjesëtarë të stafit të rregullt të UP-së janë certifikuar në trajnimet që janë organizuar dhe realizuar nga QPM. Kjo qendër do të vazhdojë me organizimin e trajnimeve të nivelit bazik dhe të avancuar, si dhe me trajnime të tjera më specifike, që nga janari i vitit 2019.

 
Image
Image