PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELIT BAZIK “MËSIMDHËNIA NË ARSIMIN E LARTË”

Më 23 dhe 24 nëntor 2018, u mbajtë niveli bazik i trajnimit “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor të organizuar në hapësirat e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në  Fakultetin e Filologjisë dhe të realizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht të certifikuar të QPM-së e vijuan 20 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.

Image
Image
Image

Gjatë trajnimit, vijuesit u njohën me teori dhe qasje të ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit  të cilat  do të mund të zbatojnë në punën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjë avancimin e shkathtësive të tyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve të studentëve përmes promovimit të të nxënit aktiv.

Image
Image
Image

 

Në fillim të dhjetorit, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të organizoj trajnimin e nivelit të avancuar “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” për stafin e UP-së të cilët janë certifikuar në nivelin bazik.

Image
Image
Image