PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELIT BAZIK “MËSIMDHËNIA NË ARSIMIN E LARTË” E ORGANIZUAR NGA QPM

Image Image

Më 5 dhe 6 korrik 2018 u mbajtë trajnimi dyditor i radhës me dy grupe vijuesish, profesorë dhe asistentë, staf i rregullt i Universitetit të Prishinës “Hasan Prishtina”. Trajnimi i cili u realizua nga trajnerët e certifikuar të QPM-së në hapësirat e Fakultetit të Edukimit u vlerësua lartë nga vijuesit.

Image Image

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën me teori dhe qasje të ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit i këmbyen përvojat me trajnerët e QPM-së si dhe me kolegët e tyre duke marrë pjesë në veprimtaritë e larmishme, të cilat  do të mund t’i zbatojnë në punën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjë avancimin e shkathtësive të tyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve të studentëve përmes promovimit të të nxënit aktiv.

Image Image

Gjatë muajit shtator Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të ofrojë radhë të tjera trajnimesh në modulet që përfshihen me trajnimin e nivelit bazik “Mësimdhënia në arsimin e lartë” , si dhe trajnime të nivelit të avancuar për stafin e rregullt të UP-së të cilët janë certifikuar në nivelin bazik, dhe kurse speciale që do të përfshihen në katalogun e trajnimeve të QPM-së.

Image Image