PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELI BAZIK “MËSIMDHËNIA NË ARSIMIN E LARTË”

Më 13 dhe 14 nëntor 2018, u mbajtë niveli bazik i trajnimit “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor të organizuar në sallën e masterit të Fakultetit të Edukimit dhe të realizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht të certifikuar të QPM-së e vijuan 24 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.

Linku: Agjenda

Përmes këtij trajnimi, vijuesit u njohën me teori dhe qasje të ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit  të cilat  do të mund të zbatojnë në punën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjë avancimin e shkathtësive të tyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve të studentëve përmes promovimit të të nxënit aktiv.

Gjatë shtatorit, gjatë dy javëve vijues, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të organizoj trajnime të nivelit të avancuar “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” për stafin e UP-së të cilët janë certifikuar në nivelin bazik.