PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELI TË AVANCUAR “PLANIFIKIMI DHE IMPLEMENTIMI I MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË”

Më 20 dhe 21 shtator 2018, u mbajtë trajnimi i nivelit të avancuar  “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor të organizuar në sallën e masterit të Fakultetit të Edukimit dhe të realizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht të certifikuar të QPM-së e vijuan 20 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.  

 

Image Image
Përmes këtij trajnimi, vijuesit i thelluan njohuritë e tyre për qasjet dhe teoritë e ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit, si dhe përmes punës praktike, i demonstruan aftësitë e tyre për zbatimin e njohurive të marra në nivelin bazik dhe të avancuar të trajnimeve me studentët e njësive të tyre akademike tyre në punën e tyre të përditshme mësimdhënëse.

 

Image 

 
Javën e fundit të shtatorit, më 27 dhe 28, trajnimin do ta vijojnë edhe një grup mësimdhënësish, staf i rregullt i UP-së, të cilët tashmë janë certifikuar në nivelin bazik dhe nga numri i madh i të interesuarve janë përzgjedhur për trajnimin e nivelit të avancuar.

Image Image

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të organizojë në vazhdimësi trajnime të nivelit bazik dhe të avancuar, si dhe trajnime të tjera specifike, gjithnjë në përputhje me misionin e saj dhe me synim të avancimit dhe të transformimit të mësimdhënies në UP, dhe rrjedhimisht, përmirësimin e rezultateve të studentëve.