Përfundoi faza e tretë e programit “Trajnimi i Trajnerëve” i QPM-së

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me World Learning dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve trajnuese dhe zgjerimin e grupit të trajnerëve të certifikuar,  e realizoi fazën e tretë të programit TIT e përkrahur nga Programi i Lidershipit Transformues – Bursa dhe Partneritete.

Image
Image

Më 2-5 maj, 12 trajnerër të rinj, staf i UP-së nga njësi të ndryshme akademike, të përzgjedhur për vijimin e programit TIT, i këmbyen përvojat e tyre mes vete, dhe me trajneret me përvojë ndërkombëtare Dr. Kara McBride dhe Dr. Radmila Popovic, dhe i zbatuan njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit në këtë fazë dhe në fazat e mëhershme.

Image
Image

Gjatë kësaj faze të trajnimit trajnerët e rinj, përmes prezantimeve në tri fusha kyçe: metodat aktivizuese në të nxënit dhe mësimdhënie, menaxhimi i klasës, dhe vlerësimi i studentëve dëshmuan përkushtimin e tyre për punë ekipore dhe për ngritjen e mëtejme të kapacitetit të tyre prej trajneri.

Image
Image