Ftesë për aplikim për trajnimin: ”Mësimdhënia në Arsimin e Lartë”

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

QENDRA PËR PËRSOSMËRI NË MËSIMDHËNIE

Ftesë për aplikim për trajnimin:

”Mësimdhënia në Arsimin e Lartë”

Në përputhje me misionin e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie të UP-së, për avancimin e kapaciteteve akademike, zhvillimin e sistemeve mësimore dhe promovimin e mësimdhënies efektive dhe cilësore, QPM fton stafin akademik të Universitetit të Prishtinës të aplikojë për pjesëmarrje në trajnimet që do të organizohen nga trajnerët ndërkombëtarisht të cerifikuar të Qendrës.

Modulet që do të ofrohen në kuadër të trajnimit “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” ndërlidhen me çështjet qenësore të mësimdhënies universitare siç janë: Teoritë e të nxënit/mësuarit dhe stilet e të nxënit, Menaxhimi i klasës dhe grupit, Shkathtësitë e prezentimit, Teknikat ndërvepruese të mësimdhënies, Hartimi i rezultateve të të nxënit, dhe Vlerësimi i studentëve.

Kohëzgjatja e trajnimit është dy ditë dhe është planifikuar të organizohet:

  • më datat 18 dhe 19 maj Ftesa për aplikim është e hapur për gjithë stafin akademik të interesuar për trajnime.

 

Aplikoni duke dërguar email në adresën: [email protected] .Afati për aplikim përfundon më datën 16 maj 2018 në ora 16.00.

Stafi i cili do të përzgjidhet për pjesëmarrje në trajnime do të njoftohet përmes postës elektronike me ç’rast do t’ju dërgohet edhe agjenda e detajuar.

Vijuesit e trajnimit do të pajisen me certifikatë e cila do të merret parasysh në procesin e avancimit akademik të tyre mbështetur në Rregulloren për procedurat vlerësuese lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të Univeritetit të Prishtinës.[1]

 

[1] Rregullorja për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik - Shtojca I – Tabela 1.4 – “Shpërblime dhe trajnime për mësimdhënie: Për aktivitetet lidhur me tabelën 1.4 kandidatët në marrëdhënie të rregullt pune në UP duhet të ofrojnë dëshmi që kanë vijuar me sukses së paku 2 trajnime për mësimdhënie