Përfundoi trajnimi pesëditor i QPM-së - faza e dytë e programit “Trajnimi i Trajnerëve”

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me World Learning dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve trajnuese dhe zgjerimin e grupit të trajnerëve të certifikuar,  e realizoi fazën e dytë të programit TIT e përkrahur nga Programi i Lidershipit Transformues – Bursa dhe Partneritete.

Image
Image

Nga 27 prilli deri me 1 maj, 12 trajnerë të rinj, staf i UP-së nga njësi të ndryshme akademike, të përzgjedhur për vijimin e programit TIT, si dhe disa nga trajnerët aktiv të QPM-së, u njohën me qasjet më bashkëkohore që lidhen me mësimdhënien dhe të nxënit në arsimin e lartë dhe i këmbyen përvojat e tyre mes vete, si dhe me trajneren me përvojë ndërkombëtare në fushë të arsimit të lartë, Dr. Kara McBride.

Image
Image

Gjatë trajnimit pesëditor, pjesëmarrësit e seminarit vazhduan bashkëpunimin dhe bashkeveprimin me trajnerët e tjerë të grupit që ishte edhe qëllimi i seminarit, dhe e prezentuan punën e tyre të përbashkët duke dëshmuar shkathtësitë e tyre para trajnerëve të tjerë.

Faza e tretë e programit TIT do të realizohet në fillim të muajit qershor.
 

Image
Image