Përfundoi seminari "Teknologjia në klasat e universitetit"

Seminari i organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Univeristetin Shtetëror të Arizonës dhe i përkrahur nga Programi për Lidership Transformues u mbajtë sot më amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë.

Image
Image

 

Profesor Shahin Berisha, Nga Qendra Melikiane e Universitetit Shtetëror të Arizonës, i ndau përvojat e tij me stafin e Universitetit të Prishtinës. Gjatë këtij seminari mësimdhënësit u njohën me mundësitë që sot ofron teknologjia për lehtësimin e mësimdhënies dhe të nxënit në punën e tyre të përditshme me studentë. Mes tjerash, u shqyrtuan shembujt e praktikave më të mira për zbatimin e mjeteve interaktive si aplikacionet MS suite, animacionet dhe simulimi interaktiv, aplikacionet për iPad dhe telefonat e mençur, mjetet virtuale dhe aplikimet e robotëve në arsim.

Image

Ky seminar i QPM-së paraqet fazën e parë të trajnimeve në fushën e zbatimit të teknologjisë në arsim. Faza e dytë e ketij trajnimi i cili fillon javen e ardhshme, i kushtohet  përdorimit të platformës digjitale Coursesites për realizimin e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës.
 

Image