Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie  është duke kërkuar trajner potencial nga stafi akademik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të shërbyer si trajner të kësaj qendre. 

Aplikimi është i hapur për te gjithë ata që kanë kaluar në trajnime të metodologjisë së mësimdhënies dhe që janë të interesuar të transferojnë njohuritë e tyre metodologjike tek kolegët përmes trajnimeve që do të ofrojë Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie. 

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 29 qershor, 2015, ne ora 15:00 .

Kandidatet e interesuar mund te dërgojnë aplikacionin të përbërë nga dokumentacioni ne vijim në emailin [email protected], dhe në[email protected].

• Shprehjen e interesimit/kërkesën
• CV 
• Letër motivimi 
• Certifikatën e trajnimit/ve 
• Përshkrimin e Modulit potencial që duan të ofrojnëdhe rezultatet e të nxënit

Përzgjedhja e aplikantëve do të mbështetet kryesisht ne paraqitjen e trajnimeve dhe përvojës në praktika dhe teknika të mësimdhënies si p.sh vlerësimi në arsimin e larte, metodat e mësimdhënies, mësimdhënia dhe teknologjia, duke mos lënë anash edhe perspektiva disiplinore dhe fusha te tjera për një mësimdhënie bashkëkohore.

Kontaktoni Dr. Fatlume Berisha, koordinatore e Qendrës për Përsosmëri ne Mësimdhënie, me pyetje ose komente në emalin [email protected].