Ftesë për Aplikim –Trajnim në Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie

 

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie fton të gjithë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët nga të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë që të shprehin interesimin e tyre për trajnim profesional në modulet që do të ofrojë Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (http://www.uni-pr.edu/qpm.aspx) pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si në vijim:

1.    Mësimdhënia dhe Etika në Arsimin e Lartë
2.    Vlerësimi dhe Standardet e Vlerësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë
3.    Metodat Interaktive në Arsimin e Lartë

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 10 dhjetor, 2015, në ora 15:00.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë shprehjen e interesimit, CV-në dhe një letër motivuese ku do të prezantohen arsyet për aplikim dhe modulin të cilin dëshirojnë të ndjekin. Aplikimi të behet në emailin:qpm@uni-pr.edu.