Trajneret e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie

Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me universitetet partnere: Universiteti Erlangen Nyrnberg, Gjermani, Universitetin e Linzit, Austri, dhe Qendrën për Arsim e Kosovës – KEC certifikoi një grup të stafit akademik nga Universiteti i Prishtinës (12 trajnerë dhe koordinatorin) në Universitetin në Nyrnberg në fushat vijuese: Bazat e didaktikës në mësimdhënien universitare, Shkathtësitë e prezentimit, Metodat aktivizuese, dhe Teknikat dhe procedurat e vlerësimit të studentëve.

Në përputhje me misionin dhe vizionin e QPM-së, duke synuar ngritjen dhe zgjerimin e kapacitetit trajnues të Qendrës, QPM në bashkëpunim me partnerët e saj: World Learning dhe Universitetin Shtetëror rë Arizonës e implementoi projektin e përbashkët “Trajnimi I Trajnerëve” gjatë periudhës mars – tetor 2018. Projekti pesë-fazësh I cili u realizua në Prishtinë dhe në SHBA kulmoi me certifikimin e 12 trajnerëve të rinj të trajnuar në qasjet më bashkëkohore në në të nxënit dhe mësimdhënien në arsimin e lartë, përfshirë edhe ndërthurjen e teknologjisë më të avancuar në lehtësimin e të nxënit dhe të mësimdhënies.

Sot Qendra e ka grupin prej 20 trajnerëve aktivë të cilët janë të angazhuar në trajnimin e stafit të rregullt të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Mitrovicës, duke synuar zgjerimin e aktivitetit të saj dhe trajnimin e stafit të universiteteve të tjera publike dhe institucioneve private të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

 

Trajnerët e lartë:

Agim Gashi
Demë Hoti
Eda Vula
Hatixhe Pupovci
Linda Grapci
Lindita Tahiri
Naser Sahiti
Naser Zabeli
Ruzhdi Sefa
Shykrane Gërmizaj

 

Trajnerët e rinj:

Alltane Kryeziu
Blerta Mustafa
Drilon Zekaj
Hatixhe Hoxha
Jehona Shkodra
Liridon Berisha
Lura Rexhepi
Qëndresë Daka
Valbona Zhjeqi
Zinaide Gruda