Thirrje për studime të postdoktoratës për 2016-17 në Universitetin e Illinoisit në Çikago

15 mars @ 03:13

Shëndeti Mental Global dhe Programi i Hulumtimit & Trajnimit për Migrimin Fogarty i Universitetit të Illinoit në Çikago në bashkepunim me Qendrën e Shëndetit Global në Prishtinë ka hapur aplikimet për studentë të postdoktoratës për 2016-17 në Universitetin e Illinoisit në Çikago.

Studentët e postdoktoratës do të:

1)    Përfundojnë një trajnim 10 mujor për hulumtues postdoktoralë për të përmirësuar njohuritë dhe shkathtësitë e hulumtimit (trajnimi nuk rezulton në diplomë formale);

2)    Harmonizojnë hulumtuesit me një mentor amerikan për të zhvilluar një projekt pilot në Kosovë, që do të financohet nga program në fjalë;

3)    Japin mbështetje për hulumtues dhe asistojnë atyre në zhvillimin e rrjeteve dhe partneriteve bashkëpunuese në institucionet kërkimore në Kosovë. 

 

Shënim:  Ky program u drejtohet individëve, të cilët duan të kthehen në Kosovë  për të ndjekur karrierë në hulumtim dhe përmirësim të jetës së popullatave të ndikuara nga migrimi. Ata, që synojnë të qëndrojnë për një afat të gjatë në SHBA, nuk duhet të aplikojnë.

Kriteret e arsimimit dhe trajnimit:

1)      Të kenë përfunduar studimet në mjekësi/psikologji/sociologji dhe të kenë të kryer studimet e doktoraturës (PhD).

2)      Nëse janë klinicistë të trajnuar, të kenë të kenë kryer trajnim të përgjithshëm dhe të jenë të përfshirë në specializim ose ta kenë përfunduar atë në 10 vitet e fundit.

3)      Të punojnë në fushën e shëndetit mental (psikiatri, psikiatri të fëmijëve ose adoleshentëve, varësi, psikologji), shëndet (mjekësi interne, shëndeti në punë, pediatri familjare, shëndet publik) dhe shkenca sociale (antropologji, sociologji, politika sociale, punë sociale).

4)      Të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës (Fakultetit të Mjekësisë ose Departamentit të Psikologjisë, Sociologisë, Punës Sociale) ose Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (të dokumentuara me një letër mbështetjeje nga institucioni përkatës)

Kritere të tjera:

1)     CV domethënëse të përgatitjes dhe arritjeve akademike;

2)     interes dhe aftësi shkrimi;

3)     të qenit të hapur intelektualisht, kuriozë dhe marrës rreziku;

4)     vullnet dhe dëshirë për të mësuar;

5)     të përkushtuar për të ndjekur një karrierë të pavarur në hulumtime të financuara në institucionet përkatëse dhe në Kosovë;

6)     njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;

7)     shkathtësi shumë të mira të punës në kompjuter

Afate të rëndësishme

•    10 Maj 2015, 5 p.m. – Afati i fundit për aplikim.

•    15 Maj 2015 – Njoftimi për pranimin për intervistim.

•    17 – 19 maj 2015 – Intervista personale në Prishtinë dhe njoftimi final.

Për çdo informacion tjetër, që lidhet me bursën, ju lutemi kontaktoni Aliriza Arënliu ([email protected]) ose Chloe Polutnik ([email protected]).

Për formë të aplikimit shkruani në [email protected]