Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnime

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM) ju fton të merrni pjesë në një sërë trajnimesh që do ta transformojnë dhe lehtësojnë rolin tuaj si mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si pjesëtarë të universitetit më të madh në vend, duke qenë se të gjithë jemi përgjegjës për të ardhmen e Kosovës, për ta mbështetur rolin tonë në përgatitjen e brezave të rinj të vendimmarrësve dhe liderëve të vendit, QPM organizon trajnime për metodat më bashkëkohore të ligjerimit që sigurojnë suksesin e brezave të ardhshëm.

Për fillim, QPM ju fton për pjesëmarrje në një sërë trajnimesh për përdorimin e platformës digjitale CourseSites.

Ç‘është CourseSites? 
Platforma CourseSites është një platformë ndërkombëtare – pa pagesë – që lehtëson menaxhimin e kurseve dhe kurikulave për mësimdhënësit anembanë botës. Përmes kësaj platforme digjitale, ju mund të ndani me studentët tuaj shënime nga ligjeratat, materiale për lexim dhe shumë gjëra të tjera që lidhen me lëndët që i ligjeroni.

Kush do t’ju mbështesë gjatë përvojës suaj me CourseSites? Eksperti i teknologjisë, Jeton Ramadani, do të punojë ngusht me ju për të siguruar një përvojë sa më të mirë gjatë adaptimit të platformës së re për nevojat tuaja mësimdhënëse. Z. Ramadani vjen si ekspert nga programi Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships (TLP-SP), që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe implementohet nga World Learning.

Cili është orari?
Orarin e trajnimeve të CourseSites mund ta gjeni në vijim. Mund të aplikoni për pjesëmarrje në njërin nga terminet e shënuara në orar ose të caktoni konsultime individuale të premteve. Trajnimet mbahen në hapësirat e QPM-së, në Bibliotekën Universitare. Vijuesit e kursit do të pajisen me certifikata pas pjesëmarrjes në trajnim në të gjitha modulet e parapara.

Ora E Hënë E Martë E Mërkuë E Enjtë E Premtë
9:00
deri  10:00
Hyrje në CourseSites; 
Hapja e llogarisë dhe
krijimi i kursit
Elementet e nevojshme
për krijimin e një kursi
Menaxhimi i informatave
tuaja personale
dhe i llogarisë
Përdorimi i Qendrës
së Notave I
Konsultime ndividuale
me termin paraprak
10:15
deri 11:15
Elementet e nevojshme
për krijimin e një kursi
Menaxhimi dhe regjistrimi
i përdoruesit
Mbështetja teknike
dhe gjetja e burimeve
Përdorimi i Qendrës
së Notave II
 
13:00
deri 14:00
Hyrje në CourseSites; 
Hapja e llogarisë dhe
krijimi i kursit
Elementet e nevojshme
për krijimin e një kursi
Menaxhimi i informatave
tuaja personale
dhe i llogarisë
Përdorimi i Qendrës
së Notave I
 
14:15
deri 15:00
Elementet e nevojshme
për krijimin e një kursi
Menaxhimi dhe regjistrimi
i përdoruesit
Mbështetja teknike
dhe gjetja e burimeve
Përdorimi i Qendrës
së Notave II
 


Për ta konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, dërgoni e-mail në adresën [email protected].

Ju mirëpresim!

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie

Biblioteka Universitare, kati i dytë
Rr. Eqrem Çabej, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 244 183 / 244 186

[email protected] | qpm.uni-pr.edu