Përfundoi faza e parë e programit “Trajnimi i Trajnerëve” i QPM-së

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me World Learning dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve trajnuese dhe zgjerimin e grupit të trajnerëve të certifikuar,  e realizoi fazën e parë të programit TIT e përkrahur nga Programi i Lidershipit Transformues – Bursa dhe Partneritete.

Image
Image

Më 9-11 mars, 12 trajnerër të rinj, staf i UP-së nga njësi të ndryshme akademike, të përzgjedhur për vijimin e programit TIT, si dhe disa nga trajnerët aktiv të QPM-së, u njohën me qasjet më bashkëkohore që lidhen me mësimdhënien dhe të nxënit në arsimin e lartë dhe i këmbyen përvojat e tyre mes vete, si dhe me trajneren me përvojë ndërkombëtare në fushë të arsimit të lartë, Dr. Radmila Popovic. 

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit jo vetem se u njohën me njëri tjetrin, por edhe arritën të bashkëpunojnë dhe të bashkëveprojnë, që ishte edhe qëllimi i seminarit, si dhe ta prezentojnë punen e tyre të përbashkët dhe të dëshmojnë shkathtësitë e tyre para trajnerëve të tjerë.

Image
Image

Pjesë e  programit TIT ishte edhe seminari “Teknologjia në klasat e universitetit” i mbajtur më 12 mars në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë, i cili së bashku me trajnimin në përdorimin e platformës digjitale Coursesites, është pjesë e komponentës së integrimit të teknologjisë në mësimdhënien universitare.

Faza e dytë e trajnimit do të realizohet ne fund të muajit prill dhe fillim të muajit maj.

Image
Image